osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Fqinjet rrihen me njëra-tjetrën: Si na e bëtë këtë lagje kështu?!

Fqinjet rrihen me njëra-tjetrën: Si na e bëtë këtë lagje kështu?!

Në Shqipëri shprehja “jam tirans denbabaden (prej kohëve të lashta)”, vijon të jetë një nga frazat më të përdorura.

Aq më tepër, vitet e fundit kur lëvizjet e brendshme e kthyen kryeqytetin në zonën më të lakmuar. Megjithëse kur të rinjtë vijnë në Tiranë, ka shumë që nuk e përtypin dot e shkojnë deri aty sa konfliktohen.

Historia është bërë e ditur për policinë nga një grua e lindur në Tiranë, e cila kujton se u shpreh në një nga bisedat me gratë duke pyetur: si na e bëtë këtë lagje kështu?

Kaq ka mjaftuar që gruaja tjetër të nxehet e ta fusë në banesë duke i kërkuar llogari për këtë shprehje. Policia përmend se në kallëzimin e saj tiranasja me inicialet A. A e moshës 38 vjeç u ndje aq e kërcënuar sa nuk e la sherrin në lagje, por kërkoi zgjidhje pranë policisë.

Rasti po trajtohet nga komisariati numër 1 në kryeqytet bëjnë me dije burimet që i kanë pyetur veç e veç gratë për të mësuar se nga u buron gjithë ky inat ndaj njëra-tjetrës.

Kallëzuesja kujton se dhunuesja është qiraxheshë në lagje dhe se në një rast ajo e pa kur fshehtas qiraxhesha J. N. hyri në shtëpinë e komshiut. “Veçse pyeta si na e bëtë lagjen kështu dhe e kisha pa ndonjë gjë të keqe, kujton e reja, të cilës i ka kushtuar shtrenjtë kurioziteti.

“J. më kapi me forcë dhe tentoi të më fusë në banesën ku jeton me qira, më vuri dorën në gojë me forcë dhe më pyeti – çfarë ke me mua se unë të vras. Por qiraxhesha këmbëngul në polici se u paragjykua nga tiranasja mbasi ajo lëvizte shpesh.

“Më pyeti nga shkoja dhe më fliste me zë të lartë. Jam e martuar dhe dal nga shtëpia për të çuar fëmijët në shkollë e për t’i marrë. Sa herë kaloja e dëgjoja që fliste nëpër dhëmbë.

Kur hyra në shtëpinë time ku jetoj me qira, pashë mbash krahëve që fqinja deshi të hyjë me forcë dhe nuk e lejova”, thotë gruaja nga një qytet tjetër që ka ardhur në kryeqytet për një jetë më të mirë. Gruaja kujton në polici se tiranasja kishte frikë për burrin e saj, ngaqë ajo ishte moderne, por ajo kujton se “jam e martuar dhe nuk e kujtoj gjithë këtë inat ndaj meje”.