Më herët një grup i vogël ‘studentësh’ kishin bllokuar dyert e fakultetit duke penguar vijimin e procesit mësimor për qindra studentë të tjerë.
Bëhet me dije se tanimë studentët bojkotues janë larguar nga ambjentet e fakultetit duke bërë të mundur lirimin e ambjenteve që kishin uzurpuar.
Prej ditësh në fakultetin e Ekonomisë, pjesa derrmuese e studenteve janë rikthyer në shkollë për të zhvilluar normalisht mësimin, por ata pengoheshin nga ky grup studentësh që qëndronin të ngujuar në fakultet pa asnjë shkak.