Kjo që ka ndodhur sot me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, është e paprecedentë në gjithë botën. Ato kanë krijuar një koalicion, për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Për ta bërë situatën qesharake në maksimum, Basha ka thirrur partitë aleate një nga një, për të nënshkruar marrëveshjen. Dhe janë përqafuar e takuar të lumtur pas firmosjes, a thua fituan zgjedhjet.
Qëliimi kryesor i gjithë partive, është pjesmarrja dhe fitimi i zgjedhjeve. Lulzim Basha është i vetmi që ka ndryshuar këtë koncept, duke bërë një revolucion të vërtetë në politikë.