Prej disa kohësh djali i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Endrit Thaçi është përfolur për një lidhje me vajzën e kundërshtarit politik të babait.
Në media qarkulloi një foto e Endritit me Lotina Hazirin, vajzën e nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Hazirin.
Në fotografinë e siguruar Gazeta Express, Lotina Haziri dhe Endrit Thaçi në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal.
Po pas kësaj ka reaguar Lotina e cila ka mohuar të ketë lidhje me Endritin, gjithashtu ka përgënjështruar edhe lajmin që ka qarkulluar në mediat kosovare se dëshiron të bëhet këngëtare.
‘Nuk jam e dashura e askujt dhe nuk du me u bo këngëtare. Jeni bo t’tepert me lajme fallco’, shkruan Lotina në një postim në Instastory.