Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve për ish deputetin socialist Bashkim Fino. Tashmë trupi i tij i pajetë po përcillet për në banesën e fundit.
Fino u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi prej javësh ndodhej i shtruar në spital në përpjekje për të mposhtur sëmundjen. Homazhet për Finon u mbajtën në Pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30.
Në nderim të Finos, dita e sotme u shpall ditë zie kombëtare nga Qeveria, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale.
Mes lotëve, kolegë dhe miqtë e Finos i kanë dhënë lamtumirën e fundit politikanit të shquar.