Sot Ministrja e Arsimit njoftoi dy vendime te rendesishme. E para, anullimin e vendimit te Keshillit te Ministrave per tarifen shtese per provimet e mbarura.
E dyta, ngritjen e grupit te punes me perfaqesues te keshillave studentore dhe universiteteve per te diskutuar te gjitha kerkesat e paraqitura nga studentet.
Edhe pse shumica e studenteve protestues duartrokiten fitoren e arritur nga protesta e dy diteve te fundit, perpara ministrise kane ngelur ende disa studente, kryesisht perfaqesues te LSI dhe PD.
Perfaqesuesit e ketyre forcave politike, kane qene edhe sot aktive ne protesten e studenteve.
Keshtu per shembull nder ta bien me shume ne sy kreu i FRPD, Belind Këlliçi (shih foton poshtë), Klevi Pojana, nenkryetar i LRI Tirane, Denis Xibri, aktivist i LRI në Tiranë, Kristian Kina, po ashtu aktivist i LRI./Lexo.al