osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FOTOT/ PD në krizë imagjinate, Vokshi ft Boçi shpalosin “vizionin” për arsimin…me një deklaratë copy-paste

FOTOT/ PD në krizë imagjinate, Vokshi ft Boçi shpalosin “vizionin” për arsimin…me një deklaratë copy-paste

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se nxënësit kanë braktisur shkollat, e se shkak për këtë dukuri është bërë varfëria e familjeve shqiptare.

Teksa publikoi shifrat referuar INSTAT, deputetja demokrate theksoi se kreu i qeverisë nuk e ka prioritet arsimin dhe të rinjtë, duke shkaktuar kështu largimin e tyre nga vendi.

Sot deputeti i PD Luçiano Boçi, i ka ardhur në mbështetje deklaratës së Vokshit, duke bërë edhe ai deklaratën e tij, por diçka nuk shkonte gjatë leximit të deklaratës nga deputetit Boçi.

Dukej si “deja-vu”, por në fakt nuk ishte, deputeti demokrat njësoj si kolegia e tij Vokshi, kanë lexuar të njëjtën deklaratë, copy-paste duke u përpjekur secili në mënyrën e vetë ta intepretonte që mos të kuptohej.

Pjesë nga Deklarata e Vokshit:

“Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë.

PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë.

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, në radhë të parë si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!”

Deklarata e deputetit Luçiano Boçi:

Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Partia Demokratike;

Do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim.

Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e familjeve në nevojë.

Do të mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer.

Partia Demokratike do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë duke i dhënë mundësinë çdo të riu të ndjekë studimet, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes së tij.

Partia Demokratike do të mbështesë mësuesit dhe pedagogët duke siguruar kushte dinjitoze pune.

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!​

Deklaratat e deputetëve demokrat  i gjeni të publikuara edhe në faqen zyrtare të PD 

Nuk dimë të themi për reformat dhe risitë që do ndërrmarrë PD me ardhjen në qeveri, por “risia” Copy-paste mban ekskluzivitetin e tyre, si mungesë vizioni dhe shterpësie totale imagjinate.

Nëse nuk arrin të prodhojë një deklaratë të re, i çuditshëm mbetet fakti sesi mund të krijojnë një platformë origjinale për arsimin, ditën që do të përpiqen të drejtojnë vendin.

Deklarata e PD

Deklarat e deputetit Boçi
Deklarata e Albana Vokshit