Gjyshja e motrave Gigi dhe Bella Hadid, Ans van den Henrik është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare pas betejës me kancerin.
Lajmin e dha nëna e super modeles me anë të një postimi prekës në Instagram.Ndërkohë, në funeralin e të moshuarës së ndjerë ka marrë pjesë edhe Dua Lipa, e cila shoqëronte Anwar Hadid.
Si duket lidhja e Duas me Anwar tashmë është shumë serioze. Këngëtarja shqiptarë tashmë po kalon mjaft kohë edhe me familjen e tij duk iu gjendur pranë në këto ditë të vështira.
Në media janë publikuar edhe disa foto nga momenti kur grupi Dua, Anwar dhe motrat Bella e Gigi, të veshur me të zeza ndodheshin në funeral.
Edhe pse sapo i kishin dhënë lamtumirën gjyshes, ata janë parë duke qeshur me njëri-tjetrin.