Nusja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani ka vendosur të mos dëgjojë këshillat e “Jarit”, personazhit karizmatik të rubrikës “Antena brenda familjes” i cili e këshillonte të mos publikonte poza të nxehta gjatë protestës së opozitës.
Së fundmi, ajo ka marrë vendimin që të shfaqet në rrjetin social Instagram me disa poza joshëse nga plazhi gjatë kohës kur vjehrri i saj Sali Berisha inkurajonte protestuesit të mësynin drejt Kryeministrisë për rrëzimin e Ramës.
Mevlani shfaqet mjaft entuziaste, ku duket se këshillën e “Jarit” nuk e ka zbatuar për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta i cili nënvizoi sot se do të shtyjë datën e zgjedhjeve.
Mbase, “Jari” duhet të ndërrojë strategji për të bindur Arminën se fotografitë provokuese të hedhura paralel me kohën e protestës, mund të nxisin protestuesit drejt përdorimit të shkopinjve.