Protesta e djeshme e opozitës joparlamentare edhe pse nisi e qetë, degradoi në d.hunë dhe në përdorimin e mjeteve piroteknike para Kuvendit të Shqipërisë, ku u p.lagosën dhjetëra policë dhe protestues.
Por mesa duket protesta ishte përgatitur që të jetë e d.hunshme. Në foton e mësipërme duket qartë se protestuesit kishin marrë masa për aktet që ndodhën.
Në foto shihen një grup të rinjsh prej 6 personash që kanë mbuluar kokën me kapuç si në ato që i shohim nëpër g.rabitje apo që përdoren nga Forcat Speciale të policisë.
Vetëm pak metra më tutje në qendër të këtyre personave të maskuar, qëndron ish-deputeti Flamur Noka, ku mesa duket nuk shqetësohet për simpatizantët e tij që mbajnë veshur maska që u tregojnë vetëm sytë.
Pikërisht këta të rinj së bashku me disa të tjerë që kishin vënë bluzat në kokë për të mos u identifikuar janë përgjegjësit e d.hunës që shpërtheu para Kuvendit, pasi ata duken më aktivët në videot e publikuara.