Protestat e dhunshme prara Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, janë organizuar nga ish-efektivët e Gardës në 21 Janar, që qëlluan në drejtim të qytetarëve.
Të njohur si “Grupi i zjarrit” në 21 janar kur ministër i Brendshëm ishte pikërisht Lulzim Basha që aktualisht drejton PD, ata janë thirrur nga deputetët demokratë për organizimin e protestave që po organizohen para hyrjes së Bashkisë.
Prova më e qartë për këtë është kjo foto ku shihet mes të tjerëve edhe Alfred Ahmetcenaj, ish-komandant në grupin e zjarrit 21 janar.
I veshur civil, Ahmetcenaj duket mes protestuesve duke nxitur turmat që të sulmojnë dhe t’i vënë edhe flakën hyrjes së bashkisë.
Qëlloi në demonstratën e 21 Janarit për të mbrojtur dinastinë familjare të Sali Berishës dhe më pas u shpërblye me postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Burrelit.
Kreu i “grupi të zjarrit” të 21 Janarit, Alfred Ahmetcenaj, i katapultuar në krye të degës së Partisë Demokratike të Rrethit të Matit, merret me Unazën e Tiranës
Aktualisht Ahmetcenaj është Kryetar i Partisë Demokratike në Burrel, ç’ka përforcon faktin, se Unaza e Madhe po shfrytëzohet nga Partia Demokratike për qëllime politike, duke thirrur edhe nga rrethet e tjera.
Ish-zv/komandanti i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj, u arrestua pasi ishte një nga urdhëruesit e grupit të zjarrit që qëlloi më 21 Janar, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Ahmetcenaj ishte komandanti direkt i Agim Llupos , i cili qëlloi me automatik MP5 në drejtim të qytetarëve./Ekskluzive.al