Një efektive e ushtrisë shqiptare ka humbur jetën gjatë misionit në Letoni, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Zyrtarisht, bëhet e ditur se Zarife Hasanaj ka ndërruar jetë pas shpërthimit të një mine.
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka dalë në një konferencë për mediat ku ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Letoni. Ushtarakja shqiptare që ka humbur jetën është Zarife Canaj.
“Zarife Muharrem Canaj, Klodian Tanushi, rreshet Xhevat Kapaj sipas informacioneve që kemi, majori dhe Kapaj janë nën kujdesin maksimal.
Për ngjarjen e sotme, jemi nën kontakt me autoritetet letoneze. I shpreh ngushëllimet familjes në emër të shtabit të FA.
Siguroj familjarët se po ndjekim me vëmendje maksimale atë që ka ndodhur. S’ka vend për panik. Jemi pranë efektivëve të FA kudo që ndodhen.”