Të tjerë emra të infiltruar nga LSI-ja në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, janë zbuluar ditën e sotme.
I riu në foto është kryetari i LRI në Qarkun Lezhë, Andrea Gjini, i cili është kamufluar si student i Tiranës.
Gjini është gjithashtu anëtar i komitetit drejtues të LSI-së dhe siç duket nga fotot, admirues i lideres së tij, Monika Kryemadhi, krah së cilës shfaqet në çdo rast.
Përfshirja e kryetarit të LRI në protestë, tregon përdorimin politik të kauzës nga partia e tij, por jo vetëm…
Andrea, djali që nga protesta deklaron se studentët si ai, i ka revoltuar pamundësia për të përballuar tarifat e larta të arsimit, rezulton të jetë djali i një prej biznesmenëve më të njohur të Lezhës në fushën e ndërtimit, Pashk Gjini, pronar i firmës “Beton Express”.