Ina Nuka, 26-vjeçarja, është efektivja e policisë që humbi gishtat teksa një kapsollë e hedhur nga protestuesit e Unazës së Re i ra në dorë, duke e lënë të plagosur.
Ina është një vajzë nga Peqini me një pasion të zjarrtë për uniformën. Pasi mbaroi studimet në Institutin e Fizkulturës, sypatrebur nisi studimet në Akademinë e Policisë.
Me zell dhe pasion edhe pse larg familjes si shumë të rinj ajo u sitemua në një shtëpi me qera së bashku me mike të saj.
Ajo sapo kishte filluar një trajnim për rritje në rradhët e Policisë, por dita e djeshme shënjoi një tjetër fat.
Një kapsollë gjymtoi rëndë duart e saj. Ina nuk i ka humbur gishtat, por i janë gjymtuar rëndë, ndaj me një trajnim më të specializuar në Turqi shpreson të shpëtojë duart e saj për të vijuar me të njëjtën devotshmëri profesionin që iu përdhos si një përmbushëse e denjë e detyrës së saj ndaj qeverisë./JOQ