osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FOTOT/ Ja kush janë të a.rrestuarit për grabitjen e Rinasit

FOTOT/ Ja kush janë të a.rrestuarit për grabitjen e Rinasit

Policia e Shtetit ka konfirmuar se katër persona janë arrestuar lidhur me grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Në pranga si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje janë vënë: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Saimir Çela (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale), dhe Renaldo Sula.

Fotot e publikuara nga “Top Channel”

“Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj, ju informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur ndalimi i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:

• O. V., 38 vjeç, banues në Krujë.

• A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

• R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan

• S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të ‘Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’, ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, thuhet më tej në njoftim.

Katër të ndaluar

Katër persona u ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës apo kanë ndihmuar në grabitjen e miliona eurove në pistën e aeroportit Nënë Tereza, ngjarje e ndodhur më 9 prill.

Sikundër raportohet, të ndaluarit janë O. V., Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Sipas raportimeve, tre prej të ndaluarve janë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa i katërti nga Fushë-Kruja. Masat e sigurisë për katër të ndaluarit do të jepen ditën e nesërme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Nga dyshimet e grupit hetimor, njëri prej të ndaluarve mund të ketë qenë pjesëmarrës direkt në grabitje, ndërsa 3 të tjerët kanë ndihmuar grabitësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jo zyrtare, se ka përfunduar sekuestrimin e dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që në javën në vazhdim të nisë marrjen në pyetje edhe të shumë prej këtyre punonjësve.

Në ngjarjen e ndodhur më 9 prill, ka mbetur viktimë Admir Murataj, i akuzuar edhe për një tjetër grabitje të ndodhur gjatë transportimit të parave të bankave të nivelit të dytë.

Sipas raportimeve, është zbardhur skema sesi autorët e dyshuar kanë arritur të modifikojnë një automjet në një servis në Elbasan. Dyshimet janë se ky automjet është edhe furgoni që mbante mbishkrimin “Hetimin tatimor”, i cili u fut në pistë dhe u përdor nga grabitësit për marrjen e shumave të konsiderueshme.

Një ditë më parë, policia nisi një operacion në të paktën 3 qytete, Tiranë, Elbasan dhe Fushë Krujë, për ndalimin e personave që kanë lidhje apo kanë ndihmuar grabitësit.