Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka mbërritur pak çaste më parë në pallatin e Kongreseve për të bërë homazhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit të PS-së, Bashkim Fino.
Fino humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit nga COVID-19.
Të kapur përdore, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij kanë ngjitur shkallët e Pallatit të Kongreseve duke zgjedhur hyrjen anash larg vendit ku po qëndrojnë mediat.
Pasi kanë kryer homazhet ata kanë përshkuar të njëjtën rrugë, duke mos folur për gazetarët. Të njëjtën gjë bënë edhe kreu i PD Lulzim Basha me bashkëshorten Aurela Basha pak më herët.