E kemi pare keto dite kryetarin e PD, Lulzim Basha, te kerkoje ndonje familje te varfer ne zonat e thella te Shqiperise per te denoncuar sa keq jetojne shqiptaret. Zyra e shtypit te Partise Demokratike, siç ndodh rendom, është kujdesur të fiksojë me video dhe foto momentet kur Basha i jep doren anetareve te familjes, se si e tund koken para tyre, sikur don t’u thote se eshte hera e pare qe sheh nje familje te varfer ne Shqiperine e varfer, gati te zere be’ e nishan se kur qeverine e drejtonte PD-ja (jo me larg se 5 vjet me pare) Shqiperia lulezonte.
Por, duket se me fotot që janë publikuar është zbuluar (pa dashje) pak më shumë se duhet: më shumë se halli i familjeve në nevojë dhe varfëria e tyre, Bashes i intereson që të dale bukur në media.
Sipas fotove dhe videove te shperndara mediave nga PD-ja, në datën 26 Shkurt Basha ka qenë në disa familje të varfëra në qytetin e Kavajës (data e saktë se kur ka qenë realisht nuk dihet), ku shfaqet i pikëlluar nga gjendja që po i shohin sytë. Në fakt në pamjet dhe fotot e publikuara edhe në faqen e tij zyrtare në facebook, stafi i Bashës është treguar i kujdesshëm duke publikuar më shumë detaje që faktojnë varfërinë e familjeve që janë vizituar.
Ama, ata qe e kane tradhetuar kane qene te vetet. Deputetja Orjola Pampuri, e cila e shoqëroi Bashën në këto takime, ka publikuar një album me foto, duke zbuluar me këtë rast edhe një pjesë të mirë të stafit mediatik dhe atij që kujdeset për imazhin e tij.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, në çdo vizitë apo takim, Basha shoqërohet nga minimumi nga 4 punonjes qe kane detyra teknike: nje kameraman, per videot e gatshme me kaseta qe u shperndahen mediave 1 apo 2 dite me vone se ngjarja, një person që mban mikrofonin dhe dy fotografe.
Pyetja qe lind eshte: Basha i viziton familjet e varfera per te pare gjendjen a tyre, apo per te shkrepur ca fotografi me ta?/LEXO.AL