Nga Erjon Braçe
Krimi me super token bujqesore!
10 muaj pasi i kerkova ministrit te nderhynte!
10 muaj me pare, i kerkova ministrit te Bujqesise, te verifikonte zbatimin e kontratave te dhenies se tokes bujqesore me qira, tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine.
I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare, ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake!
Nje kontrate e dites se fundit e qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule, ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!!
10 muaj me pas, gjendja eshte kjo ne kater fotot e para;
Sic duket, ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz!
Ka vec ferra!
Toka pas “kultivimit” te orizit u shkaterrua deri ne kete gjendje!
Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras!
Ky eshte krim me super token bujqesore, minister!
Troc e qarte, krim!
Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!
Nderkohe, pikerisht ne, kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty;
Vaditje, kullim dhe rruge.
Nderkohe, bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty, nuk gjejne me asnje centimeter toke per serat e tyre; bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre, madje deri ne bukuri.
Shihini pamjet!
Ndekohe akoma, ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin, me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim, sic ne keto foto ne Cerme Sektor, madje duke shpetuar edhe banesat e fundit, lene nen meshiren e ujrave!
Diferenca eshte e thelle! E dini pse?
Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”, madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe, ata e shkaterrojne si “e jona”!
Kaq!