Ilir Meta e ka bërë tashmë zakon, që herë pas herë në fillim jave, i shkon Sali Berishës në zyrë.
Aty bëjnë plane se si do rrëzojnë Edi Ramën me protesta që s’i ka parë historia, dhe pastaj dalin e deklarojnë se kjo është çështje kohe.
Edhe këtë të hënë, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe pas takimit tregoi dhe dy metodat si do e rrëzojnë Ramën.
“Atij do t’i japim fund me zgjedhje dhe protesta” – tha Ilir Meta.
“Rama korrupton zyrtarë të lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”, vijoi Meta.