osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fotot e Berishës me amerikanë, si ato të Edi Ramës me “djem problematikë” në fushatë

Fotot e Berishës me amerikanë, si ato të Edi Ramës me “djem problematikë” në fushatë

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka përdorur një OJQ të LSI-së në rajon, për të sqaruar dhe një herë një gjë për të cilën nuk i kërkon askush sqarime.

Nuk kuptohet pse dëshiron të përsërisë gjëra të tilla të tipit “unë dhe familja ime nuk kemi vjedhur kurrë”, që shqiptarëve u shkaktojnë të qeshura, ndërsa të huajve, bezdi. Aq më tepër pastaj kur thotë se këto akuza i ka bërë Xhorxh Sorosi, e para se ky e ka kundërshtuar në vite, dhe e dyta se, sipas tij, ai ka kundërshtuar projektin e ndarjes së Kosovës në vitin 2018.

Këto komente i bën një ditë pasi i dërguar special i presidentit Trump për Kosovën, Riçard Grenell, intervistoi Edi Ramën për një medie amerikane dhe i preku të dyja këto çështje, edhe projektin e bisedimeve shqiptaro— serbe, edhe futjen e Berishës në listën e zezë.

Sa i përket pikës së parë, asaj të bisedimeve shqiptaro—serbe, Grenell ka qenë personi përgjegjës i presidentit Trump, armikut ndoshta më të madh në botë të Sorosit, për të drejtuar ato bisedime.

Grenell nuk ka pranuar kurrë ndonjë plan për ndarje të Kosovës, por e zëmë se dhe e ka pasur si projekt presidenti Trump. Tani se si mund të jetë projekti për ndarje të Kosovës nga Sorosi nën qeverinë Trump, këtë vetëm Sali Berisha mund të ketë guximin ta thotë, por njeriu kur është në hall, çfarë nuk bën.

Sa i përket reagimit të Edi Ramës, është interesant fakti që ai e quan pikëlluese situatën që një politikan i nivelit kaq të lartë është në listën e zezë të SHBA, dhe e quan këtë si një vendosmëri të SHBA për të diktuar fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Kjo e dyta i ka tërbuar të gjithë opozitarët dhe po përpiqen të interpretojnë si spekulim faktin që lista e zezë nuk është ndëshkim, por një masë kufizuese e një shteti ndaj personave për arsye politike.

Në fakt, lista e zezë e SHBA është kulmi i ndëshkimit që mund të merrte Sali Berisha si politikan. Ai është ndëshkim politik, është ndëshkim historik, dhe mbi të gjitha, një aktakuzë amerikane ndaj njeriut të shpresave të SHBA në fillim të viteve ‘90 në Ballkan. Më pas e ka rrugën të hapur të kthehet dhe në ndëshkim ligjor, për të dhe familjarët e tij, se dosjet këtu janë.

Përpjekja e Sali Berishës për të postuar foto me Bejkerin, me Bushin, me Obamën e këdo amerikan tjetër të shquar, vetëm sa i shton bezdinë çdo personaliteti amerikan që ka dal në foto me të.

Askush nuk po thotë që Berisha nuk ishte njeriu më i mbështetur nga SHBA në vitet 1991- 1994, por askush tjetër nuk ka qenë më i padëshiruar për SHBA pas vitit 1995, se ai.

Sali Berisha është përdorur nga SHBA deri në vitin 1995, për të mbajtur të fjetur problemin e Kosovës dhe për të minimizuar kërkesat e tyre vetëm për autonomi (shih takimin Berisha- Klinton) dhe më pas kur panë se ai po furnizonte ushtrinë serbe me naftë, e denoncuan publikisht (lexo artikullin e New York Times, 2 prill 1995)

Më pas atij ju hap një tjetër problem i rëndë me SHBA, kur u konstatua se ai i kishte dhënë shtetësi shqiptare në vitin 1992 katër drejtuesve rëndësishëm të Al Qaidës, mes të cilëve Muhammad al–Zawahirit, vëllait të Ayman al–Zawahirit, pasardhësit të Bin Ladenit, Dr. Abdul Latif SALEH( pasaporta shqiptare D366 871) dhe disa të tjerëve.

Përpjekjet e tij për ta shpjeguar këtë lidhje kanë qenë gjithnjë konfuze. Sot Berisha është praktikisht në të njëjtën listë të zezë me Dr. Abdul Latif Saleh. https://www.fdic.gov/news/inactive-financial-institution-letters/2005/fil9905.pdf

Ai u largua nga pushteti në vitin 1997, edhe me mbështetjen e hapur të SHBA për kundërshtarët e tij.

Rikthimi i tij në pushtet për shkak të korrupsionit të së majtës në pushtet, nuk i përmirësoi raportet e tij me SHBA, por i siguroi atij një foto tjetër me presidentin Bush, për shkak të Kosovës. Ai mbeti delja e zezë e çdo ambasadori të SHBA në Tiranë dhe një nga personat që ngjallte bezdi në Uashington.

Tani Berisha mund të përdorë çdo foto që ka dalë me presidentë, apo zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, por ato në SHBA ngjallin bezdi siç ngjallin bezdi ato fotot që ne gazetarët i nxjerrim Edi Ramës dhe Lul Bashës, që kanë dalë me “djem problematikë” nëpër fushata elektorale, apo holle hotelesh e zyrash, pa e ditur kush janë.

Prandaj është mirë të mos i botojë ato foto, pasi mund t’i mërzisë më shumë ata dhe t’i shtojë telashe vetes. Të paktën sa të hapë këtë gjyqin në Francë, se pastaj shpëton.