Një ditë pas publikimit të personave më të kërkuar në Vlorë, Policia e Shtetit bën publike 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun e Fierit, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg.
“Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.
Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.
Ndihmo dhe ti në sigurinë publike,”- është apeli policisë.