osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fotoreporteri anglez: Para 20 vjetësh, më shikonin me çudi. Tani plot me turistë!

Fotoreporteri anglez: Para 20 vjetësh, më shikonin me çudi. Tani plot me turistë!

Shqipërinë tani e frekuentojnë në verë miliona të huaj, ndaj në një treg me miliona shikues, shqiptarë dhe të huaj, edhe emisionet promovuese të turizmit, duhen ndryshuar.

Gazetarja Rudina Xhunga e nis e para. Siç filloi e para emisionet për turizmin, në 2003, këtë verë, 20 vjet më pas, e ndan emisionin me një bashkautor dhe bashkëmoderator të huaj.

E nisim me Vjosën, një bashkëprodhim shqiptaro-britanik. Një supertregim i lumit dhe historisë së tij, nga Robert Hackman, fotografi dhe autori i librit Metamorfoza, Bunkerët e Shqipërisë dhe shumë albumeve elibrave të tjerë.

“Ja ku jam sërish, në lumin Vjosa në Shqipëri. Kam ardhur këtu qysh prej 20 vjetësh dhe fatmirësisht ky lumë nuk është dëmtuar. Ishin në plan dy hidrocentrale për t’u krijuar pikërisht në këtë lumë, por falë organizatës “Të mbrojmë Vjosën” u arrit që qeveria të bindej se ky ishte lumi i fundit i egër në Evropë dhe duhej shpëtuar.

Këtu jemi në Përmet. Qyteti i Përmetit është vetëm pak kilometra larg nga këtu, e ndërsa më poshtë nga ky drejtim është kufiri me Greqinë. Lumi Vjosa ka qenë me rëndësi të madhe për Ballkanin Jugperëndimor. Grekët e quajnë atë Aoos, e ndërsa në Shqipëri quhet Vjosa.

Një lumë i përmendur në tekstet e antikitetit grek, e po ashtu në periudhën ilire. Ilirët kishin shumë kodra në këtë pjesë mes maleve, gjatë periudhës së tyre. Po ashtu përmendet në luftërat e Maqedonisë së Veriut me romakët dhe shumë beteja janë zhvilluar në këtë territor.

Ja atje dikush po bën rafting, një tjetër aktivitet mjaft i pëlqyer për t’u bërë në lumin Vjosa. Turistë me kajak vijnë këtu nga çdo cep i Evropës për të lundruar në lumin Vjosa. Po ashtu ata lundrojnë edhe në vende të tjera, si për shembull në kanionet e Langaricës, që po ashtu ndodhet këtu pranë.

Tani Vjosa është e ngadaltë, jemi këtu në fillim të korrikut dhe gjatë kësaj periudhe lumi është i qetë. Vjosa është e lundrueshme gjatë vërshimeve të pranverës. Pasi dëbora shkrin nëpër të gjitha malet që ndodhen këtu përreth dhe volumi i lumit rritet me tepri.

Njerëz nga Polonia, nga Amerika. Edhe më shumë njerëz do të vijnë për të shijuar mrekullinë e lumit Vjosa. Një vend me shumë natyrë, me shumë histori, me njerëz të mrekullueshëm, me kulturë, ushqim, shkëmbinj,raki. Nuk do të mbeteni të zhgënjyer nëse vini dhe vizitoni lumin Vjosa. Është një vend i mrekullueshëm, një vend special, pasi është lumi i fundit i egër në Evropë.

Ka disa në Norvegji por me aq sa më kanë thënë, nuk janë aq të mrekullueshëm në krahasim me Vjosën. Mund të vini në verë dhe të notoni në lumin Vjosa, por është një vend i mrekullueshëm për t’u parë në dimër dhe pranverë. Gjatë prurjeve niveli i ujit arrin pikërisht këtu ku shihni këta shkëmbinj. Çdo gjë që shihni tani në atë periudhë është plotësisht e mbuluar nga uji dhe lumi Vjosa rrjedh drejt detit Adriatik.

David Smiley, një operator Special Operations Executive, shumë i famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur erdhi këtu, i mbijetoi sulmit të parë nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht këtu shumë pranë Përmetit. Kjo pjesë këtu ka qenë po ashtu me shumë rëndësi sa i takon pavarësisë së Shqipërisë. Tre vëllezërit Frashëri, Naim, Abdyl dhe Sami Frashëri vinin nga një fshat që ndodhet jo shumë larg që këtu, në atë drejtim. Nga fshati Frashër që ndodhet aty mes kodrave. Ata të tre ishin shumë të rëndësishëm sa i takon lëvizjes për pavarësi. Ata ishin të fesë së bektashizmit.

Kjo fe është si islami mistik, por është shumë dominante në Shqipëri. Vëllezërit Frashëri e bindën komunitetin e tyre bektashinj e po ashtu ata luftuan për pavarësinë përmes veprave të tyre dhe ndikimit tek udhëheqësit e lartë të Perandorisë Osmane. E gjithë kjo hapësirë ka qenë nën pushtimin e Perandorisë Osmane, pjesë që bëhej pre e vërshimeve të lumit. Kjo zonë e këtij lumi e mban gjallë Adriatikun me të gjitha elementet që lumi sjell në det.

Pikërisht algat dhe mineralet e detit varen shumë nga prurjet e ujit që sjell Vjosa. Po ashtu ka shumë rëndësi për peshkimin. Ky është një lumë më shumë se thjesht një lumë. Është një vend plot me jetë. Ka jetë për zonën rreth saj, ka jetë për detin dhe peshkun që rritet në të. Është një vend fantastik dhe një vendim i mirë i qeverisë shqiptare e bindur nga studiues dhe akademikë se ky lumë duhet të mbetet kështu. Duhet të jetë i mbrojtur dhe tani i përket një pakete ndërkombëtare për mbrojtjen natyrore të të gjithë kësaj zone këtu.

Ka shumë turistë që po bëjnë rafting. Kur është kaq i qetë sa sot ky lumë është shumë i sigurt dhe është një destinacion fantastik për turizëm. Ti mund të notosh, mund të bësh rafting pa hasur asnjë vështirësi. Kjo po përdoret në mënyrë profesionale dhe ka shumë kompani që realizojnë rafting në lumin Vjosa.

Është një lumë i sigurt, por duhen edhe profesionistët dhe Robi është njëri prej tyre. Ky është grupi i tij mesa duket. Ka njerëz që vijnë nga e gjithë Evropa për të shijuar bukurinë që ka Vjosa. Këtu do të realizoj disa foto. Kam fotografuar Shqipërinë për më shumë se 20 vite. Kur unë kam ardhur këtu ishte me shumë vlerë të shihje një turist.

Shumica e shqiptarëve më shihnin të çuditur dhe më ndalonin dhe më pyesnin prej nga isha. Por tani këtu ka shumë e shumë turistë. Po kap disa shkrepje. Çdo gjë duket kaq fantastike. Një vend i mrekullueshëm. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar dhe Vjosa është një nga gjenet e saj. Siç mund ta shihni njerëzit hidhen në lumë dhe notojnë.

Në Përmet po ashtu është mbajtur një kongres me rëndësi pas Luftës së Dytë Botërore për të organizuar rezistencën ndaj fashistëve që pushtuan vendin dhe në Përmet ndodhet një monument në nder të kësaj. Po ashtu Përmeti është një vend shumë i dëgjuar për rakinë, që të gjithë në Ballkan e quajnë raki dhe në Përmet bëhet një raki shumë e mirë. Duhet t’i kthesh nja dy gota në fund të ditës. Kaq mund t’ju them sa më takon mua. Ju ejani dhe shijojeni vetë këtë eksperiencë. Mirë se vini në Vjosë!/L.F-dritare.net