Një pamje e mrekullueshme vjen nga qyteti i Durrësit ditën e sotme, ku është shfaqur në qiell një ylber shumëngjyrësh.
Në pamjet e ndara në rrjetet sociale nga Autoriteti Portual Durrës, shihet se qielli është mbuluar nga ngjyrat e ylberit pas reshjeve të shiut, duke dhuruar një pamje spektakolare.
Ylberi është një fenomen natyror që ndodh kur rrezet e diellit shpërndahen dhe reflektohen brenda pikave të ujit në atmosferë, duke krijuar një hark shumëngjyrësh në qiell. Ai shfaqet zakonisht pas shiut, kur dielli ndriçon nga një kënd i caktuar.