Roland Bejko kishte bërë një vëzhgim të drejtë, që u anashkalua një ditë më parë: Përse Shkëlzen Berisha shoqërohet nga një tufë badigardësh?
Në protestën e thirrur për lirimin e të atit, Shkëlzeni u fotografua me një tufë badigardësh, ndryshe nga të gjithë drejtuesit politik të opozitës, nga Meta, tek Noka, që nuk kishin asnjë badigard.
Me aq shumë lekë sa ka bërë dhe me aq krime sa është i lidhur, normalisht që i duhen goxha badigardë.
Por shfaqja e tij me një tufë badigardësh një ditë më parë, tregonte më shumë, se kush në fakt është drejtuesi i vërtetë i opozitës.
Në mungesë të motrës, këtë radhë ishte ai.
Sepse PD-ja tashmë edhe zyrtarisht, është pronë familjare e tyre.