Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur largime masive që pas humbjes në zgjedhjet elektorale të vitit të shkuar.
Krahas këshilltarëve dhe anëtarësisë, duket se sot i është larguar edhe një prej figurave më të afërta të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Kryeministri Edi Rama ka dalë fotografi në zyrë me Ron Kokën ,duke përdorur edhe simbolin e demokratëve “dy gishtat”.
Ky i fundit është djali i Leonard Kokës, njeriu që pajtoi Ramën dhe Metën në vitin 2013, në darkën e famshme të “ngjalave” në Gjirin e Lalzit, ç’ka solli edhe koalicionin.