Ky i shkreti ka 4 vjet që rropatet e nuk i ngjit asgjë. Ia dhanë partinë, nuk di ta mbajë e i eshte shkermoqur. I jep Rama lekët e pallatit të vjehrrit, ky ia zgjat pushtetin. I japin para rusët për trazira, ia zbulonjnë amerikanët. Monton video me trafikantë vlonjatë, ia çmonton prokuroria. Organizon çdo 3 muaj protesta, 3 herë më shumë ia ul tempin opozitarizmit…
Si amorf në pamje e në veprim, Lul Basha çliron një rezonancë zhgënjimi aq sa do na e plasi buzën duke lenë në qeveri socialistët deri në 2025 kur Shqipëria anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Pra shkurt e shkoqur, nuk i ngjit asgjë që bën. E për ta ilustruar po u sjell keto dy foto ku duket Basha te tymos cigare fshehurazi. Nuk di as të ndezë e as të thithë por gjithësesi do u kerkoj një nder.
Mos ia tregoni keto foto Aurelës, gruas së Lulit. Nëse e merr vesh që ky tymos cigare, ajo e masakron, ajo e bën të vdekur…