Në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre-Dame”, ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.
Ajo shihet duke shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.
Mirëpo Osmani harron se është personi i dytë pas Belind Këlliçit nga Shqipëria që i ka prekur dorën Trump. Imagjinoni se sa e rëndësishme është kjo.
Pastaj s’duhet të harrojmë se Trump vdes për pjeshka dhe nuk dihet akoma se kush ia ka dërguar përpara, si modele kosovare se si presidente as që i ka shkuar ndër mend se ekziston. /Ekskluzive.al