Rrjeti ka shpërthyer me ironi ndaj deputetit të PD, Klevis Balliu i cili prej disa ditësh qëndron në krye të protestave të banorëve të “Astirit”, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Re.
Duke analizuar rastin e sotshëm, ku u shemben dy banesa, pavarësisht kundërshtimit të familjarëve, Balliu është kthyer në “tabelë qitje”, pasi ai vete garantonte banorët se askush nuk do t’i shembë banesat.
”S’ka shanc Veliaj…e prishi per Zotin”, shkruhet në memon e publikuar në internet/JAVA