Ai është në ditët e fundit si ambasador i SHBA-ve në Tiranë. Këtë kohë ai duket se po e shijon sicc duhet pasi ka nisur që tani të zhvishet nga kostumi i diplomatit. Këtë gjë ka bërë gjatë një ndeshjeje futbolli, ku është veshur kuqezi.
Lu ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes së futbollit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila fitoi edhe Kampionatit Rajonal të futbollit të ambasadave. Në një postim në ‘Facebook’ Ambasada tregon se skuadra e saj ka arritur të fitojë përballë Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Postimi: Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri!