Sali Berisha gjatë protestës së sotme është parë në një moment të sikletshëm, teksa ndodhej mes turmës para Kryeministrisë.
Në disa foto ai është parë teksa mbahet nga shoqëruesit e tij.
Plaku i protetave Sali Berisha ka qenë sëmurë këto ditë, por ai sërish ka dalë në protestë.
Në foton ku shfaqet në gjendje jo të mirë, rojet personale që i paguan SHQUP oficerët e sigurisë sqaruan se “në ato momente janë shtyrë nga disa protestues të Unazës së re, të cilët kërkonin ta takonin”.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli sqaroi se “ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe s’ka patur shqetësime dhe pas protestës”.
Kush e shpëtoi dhe kush do shpëtonte nëse Saliu do shkonte tek të shumtët?!