Festat e fundvitit kanë ardhur me dyfish gëzim në familjen e kryebashkiakut pasi janë shtuar me një pjesëtar të ri, djalin e tyre Kajan.
Ka qenë vetë gruaja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa e cila ka publikuar një foto ku shihet pranë pemës së krishtlindjes me djalin në krahë.
“Dy muaj me këtë qiell të vogël”-shkruan Ajola krahas fotos.
Vetëm dy muaj më parë, më 6 tetor, erdhi në jetë djali i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.
Së bashku me bashkëshorten e tij vendosën t’i vinin djalit të tyre një emër 100 përqind shqiptar dhe zgjodhën ta quanin Kajan.