Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është fotografuar ditën e sotme gjatë mbërritjes së saj në Parlament. Por, ajo që bie në sy është se Bilali jo vetëm që vjen në Parlament me makinë, por edhe nuk del nga makina pa i hapur derën truproja.
Ndërkohë, sipas fotografit të Kuvendit Agim Rama, ministrja e re për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nuk zbret kurrë nëse nuk i hapin derën, teksa shton se ndoshta ministrja mendon se kjo mënyrë të vepruari i rrit prezencën, por në fakt ndodh e kundërta.
“NJE FAKT ME BEN PERSHTYPJE…
MINISTRIA E SHENDESTISE,DHE JO VETEM VINE NE KUVEND NE KEMB. POR DHE KUR VINE ME MAKINA I HAPIN VETE DYRET DHE ZBRESIN. KJO MINISTRE E RE NUK ZBRET KURRE NESE NUK I HAPIN DEREN…MBASE MENDONE SE KESHTU RRITET PREZENCA,POR NE FAKT NDODH E KUNDERTA….”, shkruan ai.