Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana së shpejti do të bëhen prindër për herë të katërt.Dje u zbulua edhe gjinia e fëmijës së katërt dhe dyshja e dashur për publikun do të bëhen prindër të një tjetër vogëlushjeje.
Të dy, edhe Ermali, edhe Ariana numërojnë në numër të madh ndjekësish në llogaritë përkatëse në Instagram, mirëpo së fundmi diçka tepër e çuditshme i ka ndodhur partneres së këngëtarit me rrjetin social në fjalë.
“Prive.al” shkruan se llogaria e saj aktualisht mban emrin e një mashkulli turk i cili ka publikuar foto të ndryshme të tij gjatë ditës së sotme.
Pra siç duket Instagram-i i saj është hakuar dhe vlen për t’u theksuar se ky është një fenomen i cili ndodh rëndom me personazhet e njohur publikë, por jo vetëm.