Pak vite më parë u zbulua në media se Alban Skënderaj ka një famlije shumë të madhe. Ai ka tre vëllezër, dy më të mëdhenj dhe një më të vogël se veten, Taulanti, me të cilin duket se këngëtari ka një lidhje pak më të ngushtë.
Shpesh herë Albani ka publikuar fotografi përkrah Taulantit dhe ai është edhe vëllai me të cilin ngjan më shumë. Madje duket se edhe Miriami ka një lidhje shumë të ngushtë me më të voglin e vëllezërve Skënderaj.
Ditën e sotme Taulanti feston ditëlindjen dhe Miriami nuk ka ngurruar ta urojë publikisht. Ajo ka postuar në ‘InstaStory’ një fotografi pranë tij dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen më i ëmbli i të gjithëve. Të dua”. Në fakt Miriami e ka treguar herë pas here se familjen e Albanit e sheh si familjen e saj të dytë dhe vëllezërit e tij i konsideron si të ishin vëllezërit e saj.