Mësohet se një çifti ishin duke kryer marrëdhënie s.eksuale brenda në makinën tip Fiat e gjatë momentit janë grabitjur me armë nga dy të rinj. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të Doganës në kryeqytet, ku sipas policisë dy persona të armatosur i kanë marrë makinën një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Siç bëhet e ditur pronari i automjetit me profesion inxhinier ka qenë në pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie s.eksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar.
Burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.
Çifti i të dashuruarve ka zbritur nga makina ku kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi. Vjedhja e makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, duke treguar dhe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja.