Ndue Ndoj, 25-vjeçari i cili p.lagosi me a.rmë zjarri Ervis Muratin, një nga a.gresorët të cilët u përpoqën ta r.rëmbenin mëngjesin e sotëm, është dorëzuar në Komisariatin 1 në kryeqytet.
Një përplasje me a.rmë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotme në parkingun e një hoteli në Sauk, përballë Akademisë së Sigurisë.
Autori i plagosjes ishte 25-vjeçari, nën-ispektor i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë së sigurisë.
Ai është sulmuar nga tre persona me origjinë nga qyteti i Kukësit, të cilët janë përpjekur ta r,rëmbejnë.
Fillimisht ai është thirrur nga agresorët të cilët kanë qenë brenda një automjeti të parkuar përpara hotelit ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se autori i plagosjes dhe tre personat që e kanë sulmuar njiheshin më herët me njëri-tjetin.
Njëri prej agresorëve ka qenë i a.rmatosur dhe i ka vënë a.rmën në kokë 25-vjeçarit, por në momentin kur ata kanë tentuar ta marrin me forcë, Ndoj ka bërë rezistencë duke i marrë edhe a.rmën nga dora.
Pas konfrontimit, ai ka p.lagosur Ervis Muratin 27-vjeç, një prej personave i cili po përpiqej ta rrëmbente. Murati është q.ëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës.