Fotografi i njohur, Agim Rama, ka ndjekur protestën hap pas hapi dhe natyrisht, që nuk mund t’i shpëtonin aparatit të tij lëvizjet e Berishës, i cili megjithëse në një moshë për të luajtur domino me pensionistët e lagjes, merr pjesë nëpër proteta, që në fakt nuk janë komode dhe të përballueshme për moshën e tij. Për këtë gjë fotografi Agim Rama e ka ironizuar pjesëmarrjen e Sali Berisha në protestën e opozitës. Ai ka komentuar sikletin e Berishës nga dielli ku herë pas here bënte gjeste nga më të ndryshmet për t’i shpëtuar. Pasi përzgjodhi një foto Rama i vendosi diçiturën:
“Vapa qe e papërballueshme për moshën e tretë”, ironizon Rama.
Por a mos duhej edhe një beberon për plakun protestues?!/Ekskluzive.al