osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Foto/ Shtypi serb nuk ndalet, shan e fyen tifozët për humbjen e Rusisë: Edhe kjo ku*vë ka bërë tifo për kroatët!

Foto/ Shtypi serb nuk ndalet, shan e fyen tifozët për humbjen e Rusisë: Edhe kjo ku*vë ka bërë tifo për kroatët!

Pjesa më e madhe e shtypit serb nuk e përmbajti hidhërimin për humbjen e Rusisë nga Kroacia, në ndeshjen çerekfinale të kampionatit botëror të futbollit “Rusia 2018”.

Menjëherë pas mbarimit të deshjes, shumë medie serbe i thyen të gjitha normat morale e profesionale, me shkrime që shprehin një urrejtje patologjike ndaj Kroacisë dhe ndaj ekipit kombëtar të saj, dhe duke sharë e fyer rëndë të gjithë tifozët e ekipit kroat, kudo në botë.

Në mesin e tifozëve të ekipit kombëtar të Kroacisë që u fye tepër rëndë ishte Chelsea Clinton, bija e ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-kandodates për Presidente, Hilary Clinton.

Gazeta “Informer” shkon aq larg sa Chelsean e quan “kurvë” (anglisht “whore”, “prostitute”), për shkak se kishte postuar në Twitter brohoritjen “Croatia!!!!!!!!”, pas fitores së kombëtares së këtij vendi ndaj Rusisë.

Kaq i ka mjaftuar kësaj gazete që të dëshmojë çmendurinë e saj dhe të shprehë urrejtjen patologjike ndaj zonjës Hilary Clinton, për shkak të qëndrimeve të saj ndaj krimeve të tmerrshme të luftës, të kryera nga serbët.

Gazeta shkruan se prindërit e Chelseas janë “armiq të dëshmuar të Serbisë”, prandaj Chelsea “E feston humbjen e Rusisë si humbje të Serbisë”!

Shkrimi i plotë (i përkthyer) i gazetës “Informer”:

EDHE KJO KURVË KA BËRË TIFO PËR KROATËT!

E bija e Hilary Clintonit lumturohet për humbjen e Rusisë!

Chelsea Clinton, bija e Bill e Hilary Clinton-it, ka bërë tifo për kroatët, ndoshta edhe pa qenë e vetëdijshme për kë ka bërë tifo, por sigurisht është gëzuar për humbjen e Rusisë.

Kjo ndoshta nuk do të ishte kaq e pazakonshme sikur prindërit e saj të mos ishin armiq të dëshmuar të Serbisë, kurse me këtë twit Chelsea është rrështuar në të njëjtën kolonë. Humbjen e Rusisë e kremton si humbje të Serbisë!

Të kujtojmë se ish-sekretarja amerikane e shtetit dhe kandidatja e dështuar për presidente të SHBA-së, Hilary Clinton, asokohe këmmbëngulte se serbët duhet të dënohen për krime të tmerrshme të luftës. Siç duket asaj i jep përkrahje për këtë edhe vajza e saj.

Corey Lewandowski, ish shefi i fushatës zgjedhore të Presidentit Donald Trump, ka thënë se Hilary Clinton bën fushatë të ndyrë kundër serbëve dhe Serbisë, sepse ajo ka shumë nevojë për konflikte dhe për kaos në Ballkan, në mënyrë që më pas të imponohet si “shpëtimtare e Evropës”!

Rusia nuk mund të përfshihet kurrsesi në këtë histori, prandaj edhe nuk është aq e habitshme festa për humbjen e saj, ndësa për Kroacinë besojmë se Clelsea s’ka haber as se ku gjendet.

Linku i shkrimit origjinal:

http://informer.rs/vesti/svet/388444/foto-i-ova-kurva-je-navijala-za-hrvate-cerka-hilari-klinton-bodrila-ustase