Kryeministri Edi Rama sërish ka ftuar studentët për dialog lidhur me kërkesat e tyre. Shefi i qeverisë ka shtruar pyetjen në InstaStory:
“Pse po na ikin orët pa folur?”
Më herët Rama pranoi nga foltorja e Parlamentit, se protesta e studentëve ishte një leksion demokracie, duke treguar se si i lexon ai zhvillimet e ditëve të fundit.
“Ishte një shuplakë për qeverinë, një grusht për opozitën dhe një shpresë për shoqërinë. Shoqëria kërkon dialog.
Opozita kërkon ta bllokojë zgjidhjen, sepse kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri duke futur zgjidhjen në qorrsokak.
Brenda 6 muajve doktoreshë Monika do të jetë e para që do të humbasë titullin duke hequr bluzën e duke mbajtur çizmen e LSI-së”, tha kreu i qeverisë.