Monika Kryemadhi nuk lë rast pa u çirrur për varfërinë e shqiptarëve, ndërkohë që vetë është e zhytur në luks.
Pasuria e saj shkon në miliarda euro dhe s ‘dihet se si është shtuar, pasi Monika dhe bashkëshorti i saj nuk kanë ndonjë biznes.
Së fundmi Monika u shfaq në media me zë të dridhur, “duke vajtuar”, varfërinë, ekonominë dhe arsimin e qytetarëve shqiptarëe.
Një ditë më parë, pas takimit që mbajti Opozita, Monika e cila qan e përgjërohet për varfërinë, shan dhe mallkon Qeverinë, u shfaq me vesh që i vezullonin nga vathët që kishin shkëlqimin e perlave.
Duket se sa e shqetësuar është Monika për qytetarët, derisa e ka shumë të vështirë të qëndrojë larg luskti dhe vezullimit.
Nuk është hera e parë që luksi e nxjerr zbuluar dhe tregon fytyrën e vërtetë të saj.
Kur Monika ka qenë pjesë e tepsisë së pushtetit, përgjatë viteve 1997-2003, 2009-2013 me PD dhe në 2013-2017 me PS, ka heshtur.
LEXO EDHE: Nga Andi Bushati/ Mirë protesta, por cili është fundi?
Duket se nuk ka pasur kohë të shqetësohet për qytetarët, pasi ka qenë në kërkim të luksit dhe dimanteve.
Ndërsa, kur Monika ka përfunduar në opozitë si në vitet 2003-2004 kundër PS, vitet 2005-2009 kundër PD dhe si aktualisht në aleancë me PD kundër PS, bërtet, dridhet dhe qan për jetën e qytetarëve.
Por, pasi mashtron para kamerave, pispillloset dhe krekoset me dimante e perla sa në vesh e në duar, apo kudo gjen një vend të lirë në gjymtyrët e saj.
CNA.al po sjell fotot e mëposhtme, ku shihen se si shkëlqejnë veshtë e Monikës, nga vathët vezullues.