Pranë Bashkisë së Tiranës, dhjetëra protestues të “Astirit” që preken nga projekti i Unazës së Madhe, kanë bllokuar rrugën “Abdi Toptani”, pranë këtij institucioni duke kërkuar takim me kryebashkiakun.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe si “shtëpitë do i mbrojmë me trupat tanë”, “dy duar për një kokë”, “duam pronat tona”, “kryeministër ku je fshehur?”, “lali Eri ku je fshehur?”, ndërsa në një banderolë të madhe kanë shkruar “fuqia e njerëzve më e madhe se njerëzit në fuqi”.
Pas protestës, në mbështetje të tyre, sikundër në protestat e tjera, kanë dalë deputetët e PD-së Flamur Noka dhe Klevis Balliu.