Gazetarja e njohur, Klodjana Haxhiraj ka publikuar sot fotot e një shalqiri që ka blerë, dhe që duket qartazi që është rritur me horomone.
Gazetarja e cila është edhe në pritje të një fëmije, ka shpërthyer në mallkime për fermerët dhe ekspertët e AKU-së që thonë se ushqimet në vend janë të sigurta dhe se nuk ka vend për alarm.
Ajo shprehet se në ferma po mbillet v.dekja dhe fermerët janë monstra që prodhojnë të tilla produkte. Komenti i plotë i gazetares:
Shalqini i pare i këtij sezoni që hapa këtë mëngjes? O fermer qe ke rritur këtë monstër, ty të marrte driten e syve monstra që ke rritur! Unë e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin!
O fermer të zente haku i bebes time që ushqej akoma në bark o monster që me shtive në mallkime që në pikë të mengjesit!
Me radhë i zëntë që nga fermeri, agronomi, ai i Aku-së, e deri tek më i madhi që del e më thote se produktet e vendit jane te sigurta!
Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njollë të zezë qe e zeza ju mbulofte sytë mostra!
A ka kontroll në ketë vend, në fermat ku mbillet e rritet v.dekja, ne tregjet ku shitet v.dekje, nga fermerët mostra, e nga strukturat berë palë me ta? Ai ligji që të denohen me tre vjet b.urg ku është??