Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste u vu re një skenë e veçantë.
Në përfundim të mbledhjes të gjithë anëtarët filluan që të largoheshin, ndërsa kryeministri Edi Rama ndaloi për të bashkëbiseduar me gazetarët.
Por mes anëtarëve që u larguan ran ë sy kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ashtu sikurse herë të tjera, u largua me biçikletë.
Kreu i Bashkisë është një nga përdoruesit më të zakonshëm të biçikletës, ndërkohë që gjatë këtyre tre viteve të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, për herë të parë ka filluar realizimi i korsive të dedikuara për biçikletat.