Dje është luajtur një nga finalet më spektakolare në historinë e futbollit (pas minutës 79 në fakt, se deri në atë minutë ishte një ndeshje e mërzitshme dhe pa shumë histori, falë dhe arbitrit të ndeshjes, që e vuri në “vijë” ndeshjen për Argjentinën, me një penallti qesharake).
Siç ishte parashikuar dhe siç shumë kishin aluduar, Lionel Messi ia arriti më në fund të bëhet kampion bote.
Kjo, falë dhe zëmërgjerësisë së FIFA-s, që si asnjëherë tjetër më parë, u akuzua që në fillim se këtë Botëror do ia jepte pikërisht Messit.
Dhe nuk është se fjalët dolën kot, pasi faktet të bëjnë të dyshosh.
Në 7 ndeshje, sin ë asnjë Botëror më parë, Argjentina mori plot 5 penallti.
Dy prej tyre, ajo ndaj Kroacisë që i hapi rrugën në finale dhe ajo në finale, ishin pothuajse inekzistente.
Madje, penalltia e finales u censurua, pasi nuk u dha në asnjë moment në përsëritje dhe ne ende sot nuk e dimë nëse ishte apo jo, pasi FIFA nuk i jep pamjet.
Jo më kot mbrojtësi Pepe, deklaronte se mirë do ishte që FIFA t’ia jepte botërorin pa nisur Messit.
Megjithatë, tani në rrjet, e vetmja gjë që ka mbetur për të bërë, është humori.