Kryeqyteti shqiptar do të ketë tashmë një copëz Evropë në zemër të saj. ‘Parku i Evropës’ do të sjellë për secilin prej nesh një pjesëz të vendeve evropiane në Tiranë.
Ky është një tjetër hap drejt BE, ku tashmë shqiptarët do të mund të shohin çdo ditë copëza Evrope në mes të kryeqytetit, duke i ofruar ata akoma më shumë me familjen evropiane.
Parku u përurua një ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, shoqëruar nga Drejtori për Zgjerim në KE, Christian Danielsson, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE, të cilët mbollën në vendin tonë pemë në lulishten e re pa monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”./SHQIPTARJA.COM