Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira elektrizoi gjithë sallën e Eurovizion me këngën e saj ‘Fuego’ dhe arriti që të renditej e dyta. Suksesi i saj vazhdoi për shumë gjatë pasi këngëtarja e njohur u komentua gjatë nga mediat e jashtme dhe vendase.
Përpara disa ditësh ajo mori dhe një medalje mirënjohje nga presidenti Qipros, Nicos Anastasiadis, për përfaqësimin dinjitoz që bëri në Portugali.
Mirëpo pas gjithë këtij suksesi Eleni ka vendosur që të marr disa ditë pushimi dhe është shfaqur së fundmi duke pushuar në plazh. Eleni ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram ku shihet e veshur me bikini. Siç shihet dhe nga fotot ajo është në formë mjaft të mirë dhe bie në sy trupi i saj i palestruar dhe format bombastike.