Nga Altin Dangëllia
Ne shqiptarët, sidomos pas viteve ’90, nuk para shquhemi për ndonjë dashuri të madhe për njëri-tjetrin.
As për vlerësimin e tjetrit, kur ai ecën përpara në jetë.
Përkundrazi, vetëm vjellim vrer për tjetrin.
Me kalimin e viteve, ndryshe nga koha e komunizmit, mund të kemi fituar pasuri e të mira materiale, por kemi humbur njerëzillëkun, humanizmin, dashurinë për fqinjin, të afërmin, mikun, kolegun.
Por për fat, kemi ende shembuj të gjallë, që na mësojnë se si ta vlerësojmë e duam tjetrin.
E kush mund ta bëjë këtë, veç artistëve, atyre me A të madhe, jo artistëve të rremë të ditëve të sotme.
Ja shikoni të madhin Luftar Paja, se si përulet tërë respekt e dashuri ndaj kolegeve të tij Tinka Kurti e Margarita Xhepa e u puth duart.
Çfarë gjesti e çfarë shembulli, që na bën me turp të gjithëve e na kujton se çfarë kemi humbur.
Faleminderit Luftar, që na tregon e na bën të ndjehemi ende njerëz!