Deputetët e opozitës së bashkuar kanë djegur të gjithë mandatet me një akt simbolik që ditën e sotme.
Por kur sheh tekstin e dorëheqjes së firmosur prej tyre, në të nuk ekziston as data as muaji.
Vetëm ish-kreu i LSI Monika Kryemadhi ka bërë diferencën. Ajo ka vendosur datën dhe muajin e nënshkrimit të dorëheqjes.
Por ajo që (mbase nuk) është me dyshim vihet re mungesa e numrit të protokollit. Askund nuk mund të bësh një veprim zyrtar pa numër protokolli.