Ka shpërthyer në d.hunë protesta e opozitës jo kuvendore para kryeministrisë. Militantët kanë hedhur b.omba molotov ndaj kryeministrisë dhe hyrja e godinës mori flakë.
B.omba molotov janë hedhur edhe ndaj kryesisë së Kuvendit, ndërsa sipas burimeve, 3 efektvë të policisë deri tani, janë plagosur nga hedhja e b.ombave molotov, fishekzjarrëve dhe kapsollëve.
Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë, por militantët nga jashtë kordonit hodhën sërish b.omba molotov duke rrezikuar edhe vetë protestuesit.
Një prej tyre mori flakë por shpëtoi fatmirësisht duke hequr rrobat e trupit që u përfshinë nga zjarri. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë.
E gjithë skena e dhunshme ndaj institucioneve dhe policisë ndodhi teksa lideri demokrat Lulzim Basha mbante fjalim në një podium para kryeministrisë dhe vetëm drejt fundit të fjalimit të tij bëri thirrjen e parë kundër dhunës, duke ju drejtuar protestuesve: Mos sulmoni vëllezërit policë.