V.rasësi serial shqiptar, me nofkën “Tony Montana” (si protagonist i filmit Scarface, i luajtur nga Al Pacino) u dënua dje me b.urgim të përjetshëm për v.rasjen e 5 shqiptarëve. Një gjykatë në Britani e ka dënuar me 20 vjet b.urg për v.rasjen e shokut të tij në vitin 1999.
Mane Driza, 41 vjeç, përdori një dorezë, një t.hikë flutur dhe një t.hikë djathi për të v.rarë me 120 goditje shokun e tij Stefan Mone. Policia e cilësoi këtë si një sulm brutal dhe të pamëshirshëm. Dje gjyqtari Sarah Munro tha: -“Është një rast shumë i pazakontë, për të mos thënë unik”.
E fejuara në muajin e gjashtë e gjeti trupin të nesërmen. Ajo arriti që ta identifikonte atë vetëm nga rripi i pantallonave. Herën e fundit, çifti ishte takuar në spital për të parë progresin e shtatzënisë.
V.rasësi serial Driza kishte ikur nga Shqipëria në 1997 pasi kishte v.rarë dy persona, babë e bir. Viktimat Elmaz dhe Lavdosh Kannani u ekzekutuan prej Mane Dirzës në fshatin Bishan, në Shqipëri.
Nga frika e hakmarrjes, ai u arratis në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin vit, duke pretenduar se ishte një jetim 17-vjeçar dhe iu dha leje që të qëndronte aty deri në dhjetor 2001, si një i mitur i pashoqëruar që ikte nga Kosova (por nuk ishte e vërtetë).
Pasi mbaroi martesën me një braziliane, u transferuar tek një miku i tij shqiptar, me emrin Stefan. Më vonë e v.rau duke deklaruar se i kishte vjedhur unazën e martesës.
Prokurori i çështjes, Tim Cray i tha gjykatës: “Skena brenda asaj shtëpie në Wembley ishte e tmerrshme… Stefani ishte t.herur dhe rrahur deri në v.dekje. Maja e t.hikës ishte ngulur në pjesën e prapme të kafkës së tij”.
Disa orë pas v.rasjes në Londër, Driza fluturoi në Milano nga aeroporti i Stansted. Në më pak se gjashtë muaj ishte në një burg italian, për v.rasjen e dy burrave të tjerë, Artan Maskaj dhe Albert Blusaj, në një bar në Catania, Sicili. Një person i tretë i mbijetoi m.asakrës për shkak se arma e Manes u bllokua. Për këtë k.rim ai u dënua me 20 vjet nga një gjykatë italiane.
Kur agjentët e Scotland Yard fluturuan në Itali për të biseduar me të, ai tha se kishte shkuar në Britani “për të ikur nga policia shqiptare dhe gjithashtu nga të afërmit e viktimave të tij në Shqipëri, që donin hakmarrje ndaj tij”. Ai gjithashtu tha se në ditën e v.rasjes së Stefanit, ai ishte i pari që u sulmua dhe mbrojti veten.
Inspektor i hetuesisë, Garry Moncrieff tha: “Driza ishte një individ jashtëzakonisht i d.hunshëm , i cili nuk ngurroi të zgjidhë problemet duke v.rarë. Ai lirshëm pranoi të gjitha v.rasjet që kreu, por kurrë nuk tregoi keqardhje.
Kur Stefani u v.ra 20 vjet më parë, Driza u identifikua si i dyshuari kryesor, por u deshën shumë vite për ta sjellë atë në gjykatat britanike. Hetimet po vazhdojnë të verifikojnë nëse në ai ka kryer ndonjë v.rasje tjetër./TCH